UNHCR -ja nxjerr të dhënat e refugjatëve kosovarë të kthyer në trojet e tyre (23 Qershor 1999)
UNHCR ka nxjerrë sot të dhëna të sakta në lidhje me numrin e përgjithshëm të kosovarëve të kthyer në Kosovë. Që nga 10 Qershori pra nga përfundimi i sulmeve ajrore të NATO-s në Jugosllavi janë kthyer 210 mijë refugjatë, kurse 567 mijë janë ende në kampe jashtë Kosovës.
Vetëm dje UNHCR-ja ka numëruar 13 mijë e 100 refugjatë të kthyer në Kosovë, 14 mijë e 900 vetë të kthyer nga Maqedonia dhe 1 mijë të kthyer nga Mali i Zi. UNHCR-ja njofton edhe për numrin e serbëve të larguar nga Kosova. Janë 69 mijë e 300 gjithsej, 19 mijë e 300 prej tyre janë larguar në drejtim të Malit të Zi dhe 50 mijë drejt Serbisë./tvklan.al