UNHCR, NATO dhe AFOR në Shqipëri (21 Korrik 1999)


UNHCR, NATO dhe AFOR në Shqipëri (21 Korrik 1999)

09:12 21/07/1999

Qeveria Shqiptare, UNHCR dhe AFOR kanë paraqitur sot fazën e dytë të riatdhesimit të 22 mijë refugjatëve kosovare që kanë mbetur në Shqipëri. Kryetari i Njësisë së Menaxhimit të Emergjencës, Kastriot Islami ka deklaruar se pasi ka përfunduar gjysma e fazës së tretë për kapërcimin e krizës, tashmë detyrë kryesore për Qeverinë Shqiptare mbetet rehabilitimi i zonave që priten refugjatët.

Përfaqësuesi i UNHCR-së në Tiranë, Utkan ka deklaruar se kthimi shumë i shpejtë i 95 % të refugjatëve kosovarë ka treguar vullnetin e refugjatëve për tu rikthyer në vatrat e tyre. Ai ka bërë publike fondin për përballimin e krizës. Gjenerali i AFOR-it Rei ka deklaruar se vendimi për qëndrimin ose jo të këtyre forcave në Shqipëri do të vendoset javën e ardhshme. Gjithsesi AFOR do të vazhdojë të sigurojë udhëtimin e refugjatëve dhe do të mirëmbajë akset rrugore në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme