UNHCR, refugjatët kosovarë – (15 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
UNHCR bënë bilancin e shpërndarjeve gjeografike të refugjatëve të ardhur deri në ditën e sotme. Në Shqipëri sipas UNHCR-së kanë ardhur 433 mijë refugjatë. Në Maqedoni 231 mijë, në Mal të Zi 63 mijë dhe në Bosnje 18 mijë vetëm shqiptarë të Kosovës. Por edhe në Turqi, Kroaci, Bullgari kanë mbrritur refugjatë ku një pjesë e tyre ka marrë dhe statusin e refugjatit.
Po sipas UNHCR-së të dëbuarit që kanë filluar që nga sulmet e Marsit ’98 arrijnë shifrat një million. Ndërsa Jugosllavia njofton 300 mijë të larguar, por e reja më e fundit shënohët tek ardhjet në kufi ku nga pika e Bllacës kanë mbrritur qindra refugjatë. Fluksi më i madh i dhjetë ditëve të fundit, për arsye se pika e Morinës qëndron ende e mbyllur.
Numri i refugjatëve të ardhur në Kukës është i lartë, por ministri i Informacionit deklaron se në Kukës gjenden vetëm 80 mijë vetë të cilët po i ndihmonë qeveria.
Musa Ulqini, Ministër i Informacionit:- “Për çdo kosovarë të strehuar në familje kryefamiljari do të mërrë çdo muaj 15 mijë lekë të vjetra vetëm për shkak të strehimit. Për çdo kosovarë të strehuar në familje, kryefamiljari do të marrë çdo muaj një paketë ushqimore mujore nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe programi botëror i ushqimit”.
Sipas ministrit Ulqini Nato-ja do ti arrijë objektivat e saj dhe ata shumë shpejt do të kthehen në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti