UNHCR refugjatët në Kukës – (14 Maj 1999)


UNHCR refugjatët në Kukës – (14 Maj 1999)

11:21 14/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjendje e jashtëzakonshme në Kukës për personelin e UNHCR-së është vendosur nga OKB-ja për arsye sigurie. Kështu bën të ditur zëdhënësi i OKB për refugjatët që ndodhen në Shqipëri. Ky vendim është marrë pas sulmit kundër dy punonjësve të UNHCR-së në Tiranë. Një nga dy punonjësit shtetas i Kosta Rikës është plagosur rëndë me plumb në kokë.

Po sipas tij bombardimet e NATO-s kanë si pasojë lëvizjet e refugjatëve. Ndaj nisja nga Kukësi e tre mijë refugjatëve kosovarë e parashikuar të lëviznin me traktorët e tyre deri në Lezhë është shtyrë për më vonë pasi kampi atje nuk është gati.

Por nga ana tjetër Kukësi kërkon ndihmë rretheve të tjera për të dërguar mjete transporti për evakuimin e kosovarëve. Ditët e fundit pas lëvizjes më aktive të zyrtarëve të UNHCR-së dhe pushtetit vendor për të bindur kosovarët për domosdoshmërinë e lëvizjes në drejtim të rretheve të tjera.

Duket se shqetësimi i pushtetarëve vendore u nda edhe mes përfaqësuesve të UNHCR-së të cilët kishin të njëjtin mendim kur u shprehen se sheshi qëndror i Kukësit në asnjë rast nuk duhet të mbetet pa automjete për transportimin e refugjatëve drejt qendrave jugore të vendit.

Në pikën kufitare të Morinës nuk ekziston më fluksi i madh i të ardhurve. Vetëm Hani i Hotit natën e mbrëmshme numëron 580 kosovarë, ku shumica e tyre preferojnë të udhëtojnë drejt brigjeve italiane./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti







Të ngjashme