UNICEF harton konventen për mbrojtjen e fëmijëve (6 Tetor 2000)


UNICEF harton konventen për mbrojtjen e fëmijëve (6 Tetor 2000)

13:52 06/10/2000

Si ky djalë që punon në kushte të vështira në Tiranë janë mbi 300, ndërsa në të gjithë vendin janë me mijëra. Këto shifra u publikuan nga UNICEF disa kohë më parë. Për fëmijët nuk mbetet vetëm puna në ndërtim. Tani ata janë gjithkund të pranishëm duke punuar në kushte tepër të vështira ku pjesa më e madhe e të cilëve janë djem.

Në botë shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës kanë krijuar vitin e kaluar konventën për format më të këqija të punës së fëmijëve ku parashikohen sanksione dhe programe të tëra sociale për uljen e varfërisë dhe shmangien e rreziqeve të punës tek fëmijët.

Që dje qeveria miratoi vendimin në parim të konventës për punën e fëmijëve. Kështu vendi ynë duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme për largimin e fëmijëve nga këto kushte të këqija si dhe të sigurojë mundësinë e arsimimit bazë./tvklan.al






Të ngjashme