UNICEF organizon koncert në shkollën 8-vjeçare “Ramazan Jarani” (20 Mars 2001)


UNICEF organizon koncert në shkollën 8-vjeçare “Ramazan Jarani” (20 Mars 2001)

14:22 20/03/2001

Me rastin e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Angli që do të zhvillohet javën që vjen në stadiumin “Qemal Stafa”, një grup i Federatës Shqiptare të Futbollit Anglez, kanë zhvilluar sot një aktivitet në shkollën 8-vjeçare të kryeqytetit “Ramazan Jarani”. Ky aktivitet është organizuar me ndihmën e UNICEF. Kjo shkollë është e para në vendin tonë që përdor programin mbi shërbimet e integrimit të komunitetit dhe që ky projekt është financuar i gjithi me fondet e komunitetit kombëtar të qeverisë angleze.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë ambasadori anglet në Shqipëri, Peter Jenery, përfaqësues të UNICEF si dhe dy ish futbollistë të përfaqësueses angleze. Në mënyrë tepër simbolike ata kanë shpërndarë disa dhurata duke bërë për vete tifozat e vegjël të tyre. Nxënësit e shkollës të përgatitur sot si rrallë herë me koncert dhe aktivitete të tjera, treguan para vizitorëve të tyre dhe përgatitjen intelektuale siç është dalja e gazetës së shkollës, ekspozitat dhe fitoret e olimpiadave të ndryshme./tvklan.al






Të ngjashme