UNICEF për fëmijët (22 Shtator 1999)


UNICEF për fëmijët (22 Shtator 1999)

10:56 22/09/1999

Sot është zhvilluar një takim i shumë organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve dhe përfaqësuesve të Qeverisë Shqiptare për ndihmën që do të ofrojnë këto organizma në këtë fushë në vitet 2001-2005. Dikasterët e drejtësisë, arsimit, kulturës dhe shëndetësisë premtuan angazhimin e tyre maksimal që të realizohen përmirësimet ligjore e sociale për të drejtat e fëmijëve.

Për realizimin e këtij projekti është vetë organizata ndërkombëtare që mbron fëmijët e cila do të financojë me të ardhurat e nevojshme. Shqipëria e ka nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por takimi i sotëm përcaktoi rrugët që do të ndiqen për realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i kësaj konvente ndërkombëtare./tvklan.al






Të ngjashme