UNICEF projekt punësimi për të rinjtë me probleme – (16 Janar 2001)


UNICEF projekt punësimi për të rinjtë me probleme – (16 Janar 2001)

13:51 16/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

UNICEF në bashkëpunim me fondacionin “Don Bosko” dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, eksperimentojnë projektin për të rinjtë me probleme. Në këtë projekt parashikohet të punësohen 30 të rinj që i përkasin njërës prej këtyre tre kategorive, me aftësi të kufizuar, jetimëve dhe me probleme sociale. Për këtë qëllim është organizuar në kompleksin turistik Mak Albania, një takim me 70 pretendentët për punësim.  

Përfaqësues të UNICEF-it, “Don Boskos”, pedagogë të shkencave sociale dhe dy këshilltarë të Ministrisë së Punës, kanë biseduar me të rinjtë me probleme, për të përcaktuar aftësitë dhe inteligjencën e tyre. Sipas përgjegjësit të këtij projekti, përfaqësues i UNICEF-it, Beniamin Perks, gati të gjithë të intervistuarit kanë potencial për punë, por shumica e tyre, për faj të faktorëve të jashtëm e shohin veten si të harruar nga shoqëria.

Kandidatët që do të përzgjidhen, do të trajnohen për punën përkatëse që ata do të kryejnë. Por këto dy ditë për 70 pjesëmarrësit nuk kanë qenë vetëm anketime, por dhe një rast për t’u argëtuar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme