Universitetet, kushte të reja për pranimin e studentëve (26 Gusht 1998)
Mbi 12 mijë persona do të marrin pjesë sivjet në konkurset e pranimit në shkollat e larta. Këtë e konfirmon shefi i kabinetit në Ministrinë e Arsimit Vaso Qano. Ai sqaron gjithashtu se në prag të këtyre konkurseve, Ministria e Arsimit ka hartuar një formulë të re pranimi. Të gjithë studentet do të testohen nga një test i përgjithshëm dhe një test profesional. Hapi tjetër është dhe heqja e notës mesatare nga konkurset.
Ai shprehet se qëllimi i hartimit të këtyre testeve ka qënë që përgjigjet e studetëve të jenë sa më të matematizuara, pra në mënyrë logjike. Me anë të kësaj formule, krerët e ministrisë mendojnë t’i presin rrugë çdo lloj subjektivizmi. Testet e provimeve do të hartohen nga pedagogët më të mirë dhe me anë të disketave kompjuterike do të dërgohen në të gjitha universitetet e tjera nëpër rrethe./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj