Universitetet, përgatitjet (21 Shtator 1999)


Universitetet, përgatitjet (21 Shtator 1999)

15:05 21/09/1999

Pas popullimit të oborreve të shkollave të mesme dhe 8-vjeçare dje, edhe sheshet e universiteve kanë nisur të gjallërohen. Provimet e Vjeshtës, regjistrimet e fundit të studentëve të rinj kanë risjellë gjallërim në auditoret e shkollave të larta.

5 Tetori do të jetë dita kur do të nisë procesi mësimor dhe për arsimin e lartë. Në dyert e sekretarive të shkollave janë ende të afishuara kërkesat e dekanatëve për plotësimin e numrit të kërkuar të studentëve që do të pranohen në degë të ndryshme. Kështu në degën e letërsisë janë bosh 13 vende për tu plotësuar numri normal i vitit të parë. Gazetaria ka katër vende dhe kështu me rradhë.

Janë marrë gjithashtu të gjitha masat e vënies në funksion të të gjitha klasave. Sapo ka përfunduar rikonstruksioni i Fakultetit të Histori-Filologjikut, studentët e të cilit vitin e kaluar ishin të shpërndarë në fakultete të tjera./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme