Universitetet rifillojnë të martën
Kule: Nuk kemi studentë të lënduar. 50 mln lekë për të dëmtuarit
Universiteti i Tiranës do të rinisë procesin mësimor në 10 dhjetor. Ekspertët kanë konstatuar se godinat dhe auditorët nuk kanë dëmtime dhe janë gati për të mikpritur studentët.
Në universitetin e Tiranës nuk ka studentë që kanë humbur jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit, por disa prej tyre kanë humbur të afërmit apo dhe të tjerë që u janë prishur banesat.
“Nuk kemi humbje jete, kemi 3 me shtëpi të prishura”, shprehet dekani i fakultetit të Juridikut.
“Universiteti i Tiranës dhuron 50 milion lekë të vjetra për situatën post tërmet”, shprehet Dhori Kule.
Ndërkohë edhe vetë studentët vijojnë të kontribuojnë për personat e dëmtuar nga tërmeti.
Tv Klan