Universiteti i Korçës nuk do të këte sistem korrespondece (26 Nëntor 2000)
Ditët e fundit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë një udhëzim për Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin Fan Noli në Korçë. Në këtë fakultet nuk do të ketë më studentë që do të vazhdojnë studimet me korrespondencë . Studimet e larta me korrespondencë të gjithë mësuesit që studiojnë në Korçë, tani duhet t’i ndjekin pranë universiteteve të Elbasanit dhe Gjirokastrës. Dekani i Fakultetit të Mësuesisë në Universitetin e Korçës, Bashkim Jahollari, thotë:
“Ditëve të fundit na erdhi udhëzimi i ministrisë lidhur me regjsitrimin e kandiatëve për sistemin e korrespondencës. Fakulteti i Mësuesisë, ndër ta ka patur në këtë sistem degën e ciklit të ulët dhe atë të ciklit parashkollor. Sipas udhëzimit, këtë vit nuk kemi sistem korrespondence. Kandidatët e rrethit të Korçës janë caktuar të konkurrojnë në Universitetin e Elbasanit në degët përkatëse. Po kështu do të konkurrojnë dhe ata mësues për arsimin përkatës të rrethit të Korçës në ato profile të arsimit 8-vjeçar të cilat janë degë të veçanta mësuesie po në Universitetin e Elbasanit.”
Ndërkohë që shqetësimin më të madh e ndjejnë vetë mësuesit pasi atyre u duhet tani që për ditë të tëra të lënë mësimin në shkollat e tyre për të udhëtuar drejt rretheve Elbasan dhe Gjirokastër./tvklan.al