Universiteti i Tiranës hap dyert e saj për këtë vit të ri akademik (3 Tetor 2000)
Auditoret e shkollave të larta hapen sot. Studentët në të gjithë Shqipërinë fillojnë vitin e ri akademik. Ishte planifikuar që mësimi të fillonte që ditën e hënë, por për shkak të koicidencës së ditës së votimit, u shty për sot. Vetëm dje në Qytetin Studeti janë bërë regjistrimet e para. Në këto konvikte do të flenë 6000 studentë nga i gjithë vendi.
Kushtet këtë vit në qytetin e të rinjve duken pak më të mira se vitin e shkuar. Këtë vit nga drejtoria e këtij qyteti janë bërë dhe ndryshime nëpër godinat e studentëve pasi ato janë ndarë sipas listave të të ardhurve në fakultete.
Çdo degë ka godinën e saj. Janë rregulluar gjithshtu dhe mensat pasi kjo drejtori ka nxjerrë një urdhër që të ndalohet gatimi nëpër dhoma, por auditoret e universiteteve sot presin dhe ata që janë për herë të parë studentë. Fluksi i të cilëve këtë vit është rritur pasi kanë fituar konkursin në degën që kanë dëshiruar./tvklan.al