Universiteti, krosi i studentëve – (10 Maj 2000)


Universiteti, krosi i studentëve – (10 Maj 2000)

12:12 10/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sheshi “Nënë Tereza” para dy Universiteteve ka patur sot pasdite një gjallëri të veçantë. Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitet, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, kanë organizuar krosin pranveror.

Në këtë garë kanë marrë pjesë studentët më të mirë nga Fakultetet e Histori-Filologjisë, Gjuhëve të Huaja, Shkencat e Natyrës, Ekonomikut, Inxhinierisë, Mjeksisë, Shkencave Sociale dhe Drejtësisë. Pas zhvillimit të ceremonisë filloi vrapimi që u zhvillua në gjelbërimin e parkut të madh të Tiranës.

Në vijën e mbrritjes i pari për djem ka arritur studenti i fakultetit të Gjuhëve të Huaja Adrian Ferra, ndërsa për femra Arta Konçaku e Shkencave të Natyrës. Në renditjen e përgjithshme për vajza u shqua fakulteti Histori-Filologji, ndërsa për djem fakulteti i Shkencave të Natyrës. Fituesit u nderuan me kupa, diploma dhe shpërblime me vlerë nga një mijë deri në pesë mijë lekë./tvklan.al






Të ngjashme