Ura e Peshkatarit e rregulluar – (26 Janar 2000)


Ura e Peshkatarit e rregulluar – (26 Janar 2000)

18:19 26/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ura ushtarake që do të rikonstruktojë atë të peshkatarit, e përshtatur me parametrat civilë, ditën e hënë pret inagurimin e saj. Ura e Peshkatarit e ndërtuar ne vitin 1931, pas 68 vjetësh pëson çarjen e parë, e cila pezulloi për afro tre muajsh qarkullimin e automjeteve nga rrethet e jugut drejt qendrës. Pas ngjarjes së ndodhur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, në bashkëpunim me firmën “Tris”, morën përsipër për ndreqje spostimin e lumit dhe përforëcim të këmbëve të saj. Të gjitha këto kanë kushtuar 25 milion lekë të reja. Ndërsa sot me vendim të qeverisë nis puna për rikonstruktimin e pjesës kaluese, ku për inspektim të këtyre punimeve merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga. 40 forca të ushtrisë në këtë mision humanitar, do të riparojnë 60m urë të dëmtuar. E quajtur urë beli, pjesa e hekurt është dhuratë e qeverisë italiane. Islam Batalli, komandat i brigadës xheniero shprehet.

Islam Batalli:- Janë plotësisht të garantushëm ato që janë projektuar nga projektuesit e ndërrmarrjes Rruga-Ura, e cila na ka dhënë edhe garancinë për mbështetësit e përfunduar para dy ditësh.

Ndërsa Skënder Hasa, drejtor në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve thotë:

Skënder Hasa:- Kjo urë do të shërbej për lidhjen e rrethit të Tiranës me Elbasanin, duke ju përgjigjur parametrave për qarkullimin, për njerëzit dhe automjeteve të tonazhit jo të rënda.

Kjo është hera e parë që ushtria jonë bën një urë të kësaj madhësie./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme