Ura e prishur, izolon fshatin Bulo në Gjirokastër – (5 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kjo është ura e fshatit Bulo në Gjirokastër. Ajo u shkatërrua pasi u miratua fondi për shtrimin e rrugëve. Në këtë mënyrë, mbi 9 milion lekë, që janë dhënë për tre kilometra rrugë, rrezikojnë të shkojnë kotë. Pa urë rruga nuk i hyn në punë njeriu.
“Ura neve na ka izoluar si fshat. Ne kemi qenë fshat me urë, me rrugë me të gjitha, tani ura nuk është bërë. Kur do të bëhet kjo urë, pasi tani po vjen dhe dimri. Ne mbetemi krejtësisht të izoluar, nuk kemi nga kalojmë”.
Në këto kushte, banorët e Bulosë nuk do të mund të përdorin, rrugën e re sepse i merr lumi dhe do t’i bien rreth e rreth nëpër male, për t’u lidhur me pjesën tjetër të vendit./tvklan.al