Ura e prishur në Tepelenë – (24 Maj 2000)


Ura e prishur në Tepelenë – (24 Maj 2000)

13:50 24/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Plot nëntë muaj me radhë që banorët e zonës përreth krahinës së Malishovës në Përmet nuk komunikojnë me qytetin. Një urë e vjetër mbi Vjosë, ka mbetur në mëshirë të fatit. Dy mijë banorë të fshatrave përreth, kanë kaluar në këtë urë të ndërtuar 25 vjet më parë, tani ajo është prishur krejt. Vetë banorët janë munduar disa herë ta riparojnë, por kushtet atmosferike përfshi këtuvedhe ciklonin e fundit, e kanë bërë atë të pakalueshme.

Banorëve në këto kushte u duhet tu bien maleve të Zagorisë dhe disa zonave të tjera për të dalë në Përmet. Hallexhinjtë e fshatrave përreth janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për të jetuar diku më afër ku mund të lidhen me qytetin, për të mos vuajtur më në izolim./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme