Ura e Tapizës në gjendje të rrënuar


Ura e Tapizës në gjendje të rrënuar

17:03 04/12/2019

Nevojitet ndërhyrje për forcimin e strukturës

Për gjendjen e Urës së Tapizës është raportuar vazhdimisht, por ende nuk ka patur asnjë veprim konkret parandalues të një dëmtimi të mëtejshëm. Autoritetet janë mjaftuar vetëm me vendosjen e këtyre tabelave.

Edhe pse lëkundjet e tërmetit ishin të fuqishme asnjë prej akseve rrugore, urave apo mbikalimeve nuk ka pësuar dëmtime serioze që mund të rrezikojnë strukturën e tyre. Sipas ARRSH, nga inspektimi vizual në terren rezultoi se në urat e Rajonit verior nuk ka probleme.

Por ekspertët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa po shohin çdo gjë në mënyrë të imtësishme për të evituar tragjedi si ajo e Urës Morandi në Genova. U raportua për një problem tek Mbikalimi i Shkozetit.

Bëhej fjalë për dëmtime në elementët antisizmikë, por pas riparimit qarkullimi i mjeteve vazhdoi lirisht. Të paktën deri në Fier, aty ku janë ndjerë lëkundjet, akset rrugore dhe veprat e artit në to nuk paraqesin probleme.

Tv Klan






Të ngjashme