Ura më e lartë në botë
Inixhinierët kinezë përfunduan projektin për ndërtimin e urës më të lartë në botë.
Mediat vendase transmetuan momentin e bashkimit të pjesë së fundit të urës, e vendosur në dy anët e lumit Nizhu, në një lartësi rekord prej 565 metrash.
Ura e varur është 1.34 km e gjatë dhe bashkon dy provinca në jugperëndim të Kinës. Projekti i ndërtimit të saj është thuajse gjenial, pasi inxhinierët që e kanë projektuar kanë pasur vetëm 5 milimetra tolerancë në të dyja pikat e urës.
Vlera e ndërtimit të urës më të lartë në botë është rreth 150 milionë dollarë. Vepra pritet të jetë funksionale në fund të këtij viti.
Tv Klan