Ura në Elbasan që lidh qytetin me Gramshin dhe Cërrikun, drejt amortizimit (2 Dhjetor 2000)
Kjo urë lidh Elbasanin me qytetet e Gramshit dhe Cërrikut. Është relativisht e re, por po shkon drejt amortizimit për shkak të trafikut të rënduar që kalon çdo ditë mbi të. Përveç makinave këtu kalojnë çdo ditë dhe kalimtarë. Ngjitur me këtë urë është ura e vjetër e cila ka dalë jashtë përdorimit, jo se nuk është e fortë apo e mirë, por sepse është kthyer në vendhedhje mbeturinash.
Vetë qytetarët e kanë braktisur atë pasi këtu përveç plehrve janë hedhur dhe mjaft materiale inerte.Vetëm me pak fonde, kjo urë mund të restaurohet duke patur parmakë të rinj apo një asfaltim. Këmbësorët mund të kalojnë fare mirë këtu duke shmangur aksidentët me urën tjetër që ka trafik të rënduar./tvklan.al