Ura në Tepelenë jashtë përdorimit, rrezikohen banoret – (25 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kjo urë që lidh dy fshatrat Canaj e Luftinj në rrethin e Tepelenës, ka dalë jashtë përdorimit për qarkullimin e automjeteve, që prej dy vjetësh, por këtu tani rrezikohen edhe kalimtarët. 150 fëmijë, shkojnë çdo ditë në shkollë duke kaluar këtej, bashkë me ta shkojnë edhe 17 vogëlush në kopsht. Pak kohë më parë dy fëmijë u aksidentuan me fraktura.
Rreziku i përditshëm rritet tek banorët, ndërkohë që një firmë ndërtuese mori përsipër rregullimin e këtij mbikalimi mbi Vjosë. 25 milion lekë të reja u dhanë për rikonstruksionin e përgjithshëm të urës, por këtu u panë vetëm disa makina zhavorr, të cilat rrjedha e ujit i mori me vete dhe asnjë rregullim më tepër. Ndërkohë që rreziku gjatë dimrit, këtu mbetet i pashmangshëm./tvklan.al