Uragani Irma kthehet në stuhi tropikale


Uragani Irma kthehet në stuhi tropikale

14:40 12/09/2017

Uragani Irma ka humbur plotësisht fuqinë dhe aktualisht është kthyer në një stuhi tropikale. Në shumë qytete kyçe në Florida ka nisur puna për t’ju rikthyer normalitetit. Hyrja e rezidentëve ende nuk lejohet, ndërsa ekipet e emergjencave po kujdesen të pastrojnë dëmet e mëdha që shkaktoi Irma.

60% e shtëpive në Texas mbeten ende pa energji elektrike, ndërsa Miami noton në ujë.

Uragani Irma është shkaktar i të paktën 10 viktimave në Shtetet e Bashkuara dhe 37 të tjerëve në ishujt Karaibe. Nuk ka ende një vlerësim për dëmet katastrofike që solli Irma, por Nasa publikoi disa imazhe të shkrepura nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, ku duken qartë pasojat që ka lënë Irma mbi ishujt Karaibe.

Sinoptikanët amerikane thonë se edhe pse tashmë një stuhi tropikale, Irma do të vijojë të sjellë shira në juglindje dhe lindje perëndim të vendit.

Tv Klan






Të ngjashme