Uragani, viktima e shkatërrime


Uragani, viktima e shkatërrime

23:45 19/11/2020

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e urganit Iota që ka përfshirë Amerikën Qëndrore. Dhjetëra mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Nikaragua është vendi më i goditur nga stuhia e fuqishme. Në këtë vend Iota shkaktoi përmbytje të shumta si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati, si dhe rrëshqitje toke.

Erërat me shpejtësi 170 km/h thyen pemë dhe shkatërruan disa shtëpi. Në disa zona energjia elektrike u ndërpre pasi shtyllat e tensionit të lartë u dëmtuan.

Vdekjet u regjistruan në Nikaragua, Honduras, Kolumbi, Panama dhe El Salvador. Qindra mijëra njerëz aktualisht janë zhvendosur në disa çadra. Sipas meteorologëve, urgani Iota është dobësuar duke u klasifikuar si i kategorisë 4, por rreziku vijon të mbetet.

Iota është stuhia më e fortë dhe i dyta që prek vendet e Amerikës Qëndrore përgjatë këtij muaji, pas urganit Eta që i mori jetën 200 personave dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Zona e goditur më keq ishte rajoni qendror i Guatemalës Alta Verapaz, ku rrëshqitjet e dheut shkatërruan dhjetëra shtëpi në fshatin Quejá, nga ku vetëm aty humbën jetën 100 persona, ndërsa 50 vdekje u raportuan në Guatemalë.

Klan Plus






Të ngjashme