Urat në Gramsh të pasigurta për qytetarët – (7 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dy ura që kalojnë mbi lumin Devoll dhe lidhin qytetin e Gramshit me pjesën tjetër të vendit, mbahen peng të njëra-tjetrës që prej dhjetë vjetësh. Çdo gjë nisi në kohën kur filloi të ndërtohej hidrocentrali i Banjës. Sipas projekteve të atëhershme të hidrocentralit, ura e atëhershme duhej të prishej, sepse kur të mbaronte hidrocentrali, ajo do të përmbytej nga lumi.
Për këtë qëllim u projektua një urë e re. Mirëpo punimet për hidrocentralin e Banjës u ndërprenë, kështu që edhe ura e re nuk përfundoi. Tani që kanë kaluar afro dhjetë vjet, ura ekzistuese vazhdon të jetë funksionale, por vetëm njëkalimshe. Ndërsa urës së re po i bien edhe ato pak panele të vendosura mbi të dhe as që bëhet fjalë për ta përfunduar./tvklan.al