Urbanët, qytetarët në protestë para Ministrisë së Transportit
Urbanët, qytetarët në protestë para Ministrisë së Transportit
Shpërndaje
15:46 13/02/2014Greva 24 orëshe e shërbimit të trasnportit urban përgjatë të premtes, ka ngritur në protestë qytetarët.Me anë të një peticioni ata i janë drejtuar këtij dikasteri që të mos lejoj rritjen e çmimit të biletës dhe tu japë zgjidhje problemeve që ka transporti urban, në mënyrë që të mos jenë qytetarët ata që penalizohen.Edhe Bashkia e Tiranës, për të disatën herë i ka kërkuar qeverisë ti japë zgjidhje problemit dhe të mos heshtë.Problemet e krijuara në shërbimin e transportit urban kanë çuar në mos pagesën e punonjëve prej 4 muajsh. Sindikata ka organizuar grevën e së premtes si pasojë e të cilës në kryeqytet nuk do të ketë asnjë linjë urbane në shërbim të qytetarëve.