Urbanistika e Durrësit synon kthimin në identitet të qytetit – (8 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Edhe qyteti bregdetar i Durrësit, do të synojë kthimin në identitet. Ruajtja e vlerave arkitektonike, do të ketë precedent në projektet që do të realizohen këtej e tutje për urbanistikën e qytetit. Aktualisht zyra e urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, ka angazhuar specialistët e saj për të realizuar evidentimin e ndërtimeve me leje dhe pa leje në qendrën e qytetit.
Sipas shefes së urbanistikës, pas këtij procesi kjo zyrë, do të kërkojë nga policia ndërtimore, prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në këtë zonë. Në të gjitha ndërtesat karakteristike që ruan qyteti prej vitesh, do të ndalohen ndërhyrjet që prekin stilin dhe strukturat e tyre origjinale. Ky studim do të shtrihet më tej edhe në zonat e tjera të qytetit dhe zbatimi i tij do t’i mundësojë Durrësit, shkëlqimin e qendrës së dikurshme./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego