Urdhri i Mjekut – (9 Qershor 2000)


Urdhri i Mjekut – (9 Qershor 2000)

11:55 09/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nëse mjeku do të gabojë tani e tutje do të gjykohet nga specialist. Deri tani Urdhri i Mjekut varet nga Ministria e Shëndetësisë, pra nga politika, pas pak ditësh kur ligji të hyjë në fuqi mjekët që nuk bëjnë pjesë në këtë urdhër ose që përjashtohen prej tij, nuk do ta ushtrojnë dot profesionin e tyre.

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve shqiptarë, doktor Dine Abazi sqaron:

Dine Abazi, Presidenti i Urdhrit të Mjekëve:- “Ishte një nen ku thuhej që vendimet merren në organin më të lartë të Urdhrit të Mjekëve që është Këshilli Kombëtar dhe miratohet nga Ministria e Shëndetësisë. Që nga ky moment ky organizëm quhet jo ekzistent. Një nga misionet e tij është të siguroj pavarësinë e ushtrimit të profesionit mjeksor nga administrata shtetërore”.

Pra tani gabimet e mjekëve nuk do t’i gjykojnë juristët por një grup i specializuar i bluzave të bardha. Edhe të sëmurët mund t’i drejtohen Urdhrit të Mjekut kur shohin se nuk ju është bërë shërbimi i duhur apo dhe kur ju kërkojnë para në këmbim të shërimit./tvklan.al






Të ngjashme