Urdhri i Metës: Të bëhet analiza e të gjitha ministrive (25 korrik 2000)


Urdhri i Metës: Të bëhet analiza e të gjitha ministrive (25 korrik 2000)

12:39 25/07/2000

Kryeministri Meta ka mbledhur sot në mëngjes të gjithë ministrat dhe ka kërkuar në mënyrë të detajuar, të gjitha arritjet dhe mosarritjet e këtyre tre viteve të fundit. Vetëm ministrat do të lënë pas dy ditësh në tavolinën e kryeministrit të gjitha rezultatet e deritanishme në bazë të të cilave ai do të vendosë për vijueshmërinë e tyre në postet përkatëse. Krahas kësaj në fund të muajit, Meta ka dhënë afatin e fundit për përfundimin e analizës në të gjitha ministritë.

Deri tani analiza ka përfunduar në Ministrinë e Financave, por nuk është shoqëruar me ndryshime të administratës. Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar analizën vetëm në divizione, ndërsa në kuadër të reformës, priten ndryshime të stafit të saj.

Analiza është duke përfunduar në Ministrinë e Privatizimit e cila në përfundim sipas burimeve në këtë ministri, do të shoqërohet me ndryshime të dukshme në administratën e lartë. Gjithsesi për të gjitha ministritë përfshirë dhe ato që nuk kanë nisur të punojnë për urdhrin e kryeministrit, afati i fundit i dorëzimit të analizës është dita e hënë e javës së vjen./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme