Urdhri i Ramës: Asnjë mjet dhe fond publik të mos përdoret në fushatë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një urdhër që ndalon përdorimin e mjeteve dhe fondeve publike në fushatën që i paraprin zgjedhjeve të 18 Qershorit.
“Titullarët e ministrive, të institucioneve/organeve të varësisë, të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore, për ndalimin e vënies në përdorim, për subjektet zgjedhore, të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, të çdo niveli, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 18 Qershor 2017”,
thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave, publikuar zot nga zyra e Kryeministrit Rama. /tvklan.al