Urimet e politikanëve për festën e Sulltan Novruzit – (22 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Festa e Sulltan Novruzit, ka mbledhur në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, jo vetëm besimtarët, por edhe politikanët. Ata kanë përcjellë mesazhet për paqe dhe harmoni. Në këtë ditë feste, opozitarët kanë shtrënguar duart me drejtuesit e mazhorancës socialiste.
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi, ka pritur në selinë e tij Presidentin e Republikes Rexhep Mejdani, kryeministrin Ilir Meta, kryesocialistin Fatos Nano, liderin e PD Sali Berisha, kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, deputetë dhe diplomatë.
Kryeministri Ilir Meta:- “Do t’ju uroja të gjithë besimtarëve bektashian, por edhe të gjithë qytetarëve, në këtë ditë të rëndësishme të ngjalljes së shpresave, po njëkohësisht që përkon edhe me ekuinoksin pranveror, më shumë shpresë, më shumë besim për një të ardhme më të mirë”.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Bektashinjtë janë një komunitet me institucione dhe kulturë që e rrezaton këtë gjë në mënyrë më të qëndrueshme, në historinë shqiptare”.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Bektashinjtë shqiptarë, kanë qenë gjithnjë në krye të përpjekjeve të shqiptarëve, për besime të ndershme dhe të drejta, për besim tek vendi dhe tek e ardhmja”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame