Urimi i Gianni De Biasit për Pavarësinë e Shqipërisë
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Gianni De Biasi ka uruar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, De Biasi e cilëson 29 Nëntorin ditë krenarie për shqiptarët dhe për vet atë, që tashmë ka marrë pasaportë shqiptare.
“Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gezuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar”,
është urimi i ish-trajnerit De Biasi.
/tvklan.al