“Uroj mos prekem kur të shoh klipin”, çfarë porosie mori Jonida nga familja
Në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, ka startuar “Daily Love Story”, një program ku publiku do ketë mundësinë të shohë përtej skenës së spektaklit “Love Story”, premiera e të cilit u transmetua mbrëmjen e së hënës.
Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.
Teksa është pyetur nëse ndihet e emocionuar për rrugëtimin e saj në këtë romancë live, Jonida është shprehur se emocione nuk ka, por i druhet faktit që mund të preket nga klipi me familjen.
“S’kam emocione fare, por uroj të mos prekem për klipin tim me familjen. Ata më kanë uruar fat, të eci gjithmonë drejt dhe me kokën lart dhe të ndjekë gjithnjë atë dritën jeshile”, tha ajo.
Ndërkohë, lidhur me faktin nëse do mërzitej në rast se eleminohet, Jonida thekson se rëndësi ka që “Love Story” do të jetë një eksperiencë e bukur dhe se ka gjetur mike të mira.
“Kjo është një garë që vetëm njëra do ta fitojë, por gjithsesi do jetë një eksperiencë e bukur dhe kam njohur mike të mira. E kemi krijuar atë afrimitetin”, është shprehur bukuroshja.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al