Uruguai përballë Ronaldos


Uruguai përballë Ronaldos

18:05 30/06/2018

Luftohet për të njëjtin trofe, por kjo fazë e garës konsiderohet si një tjetër kampionat. Është futboll dhe duhet të përjetohet si festë, por situata është si në frontin e luftës, nëse nuk vret, do të vritesh. Kështu e shohin Uruguaianët përballjen me kampionen e Europës, Portugalinë.

“Janë të fortë. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe me pak diferencë. Nuk do të përqendrohemi vetëm tek Ronaldo, pasi mund të ndëshkohemi nga të tjerët. Gjithsesi ai është lojtari kyç dhe do të përpiqemi ta ndalojmë”.

Portugezët me ndihmën e Ronaldos u kualifikuan në dukje lehtësisht. Por Kupa e Botës këtë herë tregoi se nuk ka ndeshje të lehta. Me besimin se Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë dhe se do t’i drejtojë tek suksesi edhe ndaj Uruguait, Portugalia do të mbështetet tek sulmuesi i Real Madrid. Sfida mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Olympiskiy stadium.

Tv Klan






Të ngjashme