USAID jep diploma për shqiptarët – (26 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Diplomohen 150 shqiptarë të trajnuar në SHBA dhe Europën Qëndrore. Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Kombëtar USAID, e cila ka organizuar trajnimin ka ndarë sot diplomat e specialistëve shqiptarë në fusha të ndryshme. Si ajo e zhvillimit të ekonomisë lokale, biznesit privatë, në fushën bankare, atë të mjeksisë, për drejtimin e shoqatave jo qeveritare, trajnim për studentët e pedagogët e Universitetit të Drejtësisë etj. Këto trajnime janë kryer për një përiudhë tre javore praktike. Disa të tjerë janë trajnuar në vendet e Europës Qendrore e Lindore.
Keni ndikuar dukshëm në drejtimin dhe efekshmërinë e politikave publike, ju drejtua ambasadori amerikan Josef Limpreht, të diplomuarëve në ceremoninë e sotme. Ju jeni udhëheqës që mund ta ndihmoni lëvizjen e shqipërisë u shpreh Limpreht, drejt integrimit europian. Detyra juaj ka përfunduar ai është që ta kapni këtë sfidë dhe ta drejtoni shqipërinë në mijëvjeçarin e ri./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego