USAID ndërton pikë grumbullimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij në Elbasan (2 Prill 2001)
Rreziku i sëmundjeve tek kafshët ka nisur të ndihet dhe të rritet më shumë. Përhapja kohët e fundit e turbekulozit dhe blucelozës ka tërhqur dhe klientët në blerjen e produkteve bulmetore. Për të kontrolluar çdo situatë të tillë, USAID në Elbasan ka ngritur pika të grumbullimit të kontrolluar të qumështit. Në 24 komuna ku është ngritur ky shërbim fermerët garantojnë qumësht të pastër dhe të paprekur nga sëmundjet infektive.
Qmështi këtu u nënshtrohet analizave fiziko-kimike për të shmangur përhapjen e bakterit nga kafsha tek njeriu. Një përpunues qumështi thotë se me ngritjen e këtyre pikave të grumbullimit parandalohet çdo rrezik për sëmundje që trashëgohen nga kafsha tek njeriu. Analizat në Elbasan nuk përfundojnë tek qumështi, por ata vazhdojnë edhe tek nënproduktet e tij./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti