Ushqimet e skaduara në tregun shqiptar (23 Gusht 1998)
Ministria e Bujqësisë jep alarm për ushqimet e skaduara në Shqipëri si dhe rrezikun që i kanoset konsumatorit. Drejtoria e Kontrollit Ushqimor ka bërë kontroll në tregun ushqimor në rang vendi nga ku kanë dalë të dhëna të frikshme lidhur me ushqimet. Produktet e skaduara vijnë kryesisht nga importi por nuk mungojnë edhe produkte të vendit.
Specialistët e Inspektoriatit thonë se produktet e skaduara që kanë ndeshur me shumë janë fasulet, margarina dhe kosi që vijnë nga vende të ndryshe dhe kapin vlerën 2.8 milionë lekë. Problem shqetësues mbetet dhe falsifikimi i etiketës së pijeve freskuese. Jo në pak raste tregtimi i pijeve pirate ka sjellë probleme shqetësuese shëndetësore tek konsumatorët. Në rrethin e Durrësit janë bllokuar 90 ton grurë të infektuar që vinte nga Italia./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj