Ushqimet për dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm
Sipas një studimi të publikuar nga
British Dental Journal
, një çaj i ëmbël me ujë të aromatizuar ose limon mund të kontribuojë në prishjen e dhëmbëve thuaj. Sipas studiesve pijet acidike, si çaji i frutave dhe uji me limon mund t’i bëjë njerëzit rreth 11 herë më shumë të ekspozuar ndaj gërryerjes së dhëmbëve.
Konsumimi i rregullt i këtyrë çajrave ose i uthullës, turshive dhe medikamenteve acidike janë faktorë potëncialë të prishjes së dhëmbëve. Erozioni dentar mund të shkaktohet edhe nga disa kushte shëndetsore si problemet e acidit të stomakut edhe çrregullimeve të të ushqyerit. Ushqimi dhe pijet me përmbajtje të acidit mund të bëjnë që dhëmbët tuaj të shkatërrohen.
Sipas Shoqatës Kanadeze Dentare, ushqimet si qumësht, dhallë, fruta dhe perime të papërpunuar, kos i thjeshtë, djathë, vezë, arra, mund të ndihmojnë që dhëmbët të qëndrojnë më të fortë dhe të bardhë.
Më poshtë do të jenë të listuara disa nga ushqimet të cilat ju duhet t’i përfshini në dietën juaj në mënyrë që të keni dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm.
1. Molla
Mollët janë një burim i rëndësishëm uji dhe fibrash të cilat veprojnë si agjentë spastrimi. Mollët gjithashtu përmbajnë acid malik i cili rrit prodhimin e pështymës, duke hequr bakteret nga goja.
2. Karota
Karotat e pagatuara janë të forta dhe i detyrojnë dhëmbët të përtypin më shumë se me ushqimet normale. Përtypja ndihmon në prodhimin e pështymës dhe në neutralizimin e acideve në gojë duke parandandaluar erozionin e dhëmbëve.
3. Luleshtrydhe
Luleshtrydhja përmban antioksidantë të ndryshëm që mbajnë dhëmbët të shëndetshëm dhe higjienën orale. Është një frut i mbushur me polifenole që pengojnë rritjen e baktereve.
4. Spinaqi
Spinaqi është një burim i pasur i magnezit që ndihmon në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e smalitit dhe e mban atë të shëndetshëm. Hekuri në spinaq ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe parandalimin e erozionit./tvklan.al