Ushqimet që këshillohen për fëmijët gjatë periudhës së virozave


Ushqimet që këshillohen për fëmijët gjatë periudhës së virozave

18:53 06/11/2019

Blogeria e gatimeve tregon recetat e thjeshta dhe praktike

Në programin “Rudina” në Tv Klan është folur për ushqimet e shëndetshme që këshillohen gjatë periudhës së virozave për fëmijët.  

Për të folur për këtë temë ka qenë e ftuar në studio blogeria e ushqimit për fëmijë, Arjana Roka. Ajo ka prezantuar tre receta të ndryshme, shumë të thjeshta dhe praktike që mund t’i gatuajë çdo nënë, të cilat këshillohen gjatë periudhës së virozave, për të forcuar imunitetin dhe ruajtur nga virozat e stinës fëmijët.

Fillojmë nga 0 deri 6 muaj me qumështin e gjirit dhe pastaj nga 6 muaj e mbrapa vazhdon me ushqimet shtesë“.

Arjana Roka është një blogere e gatimeve për fëmijë nga Gjakova, e cila ndonëse ka studiuar për Juridik, ka një pasion të madh për gatimin. Pas botimit të librit të saj të parë, ajo ka shtuar volumin e librit të saj duke e ribotuar me të njëjtin titull “Kuzhina e Arit”, një botim më i zgjeruar me receta të ndryshme ushqimi për fëmijët.

Rrugëtimi i saj drejt ushqyrjes së shëndetshme për bebe dhe fëmijë ka filluar pasi ka lindur djalin e saj Ari. Fillimisht, ajo ka filluar të lexojë për ushqyerjen e shëndetshme në kohën kur ka qenë mbipeshë. Kur djali i saj Ari erdhi në jetë, ajo filloi muaj pas muaji të lexonte mbi ushqyrjen e shëndetshme për bebe. Blogu i Arjana Roka është “Kuzhina e bebit”./tvklan.al






Të ngjashme