Ushqimet që ndihmojnë për rënien në peshë
Për rënien në peshë është e rëndësishme të mbani një dietë të ekulibruar dhe të kujdeseni për atë që hani.
Për të ndihmuar procesin e djegies së yndyrës, ekspertët sugjerojnë disa ushqime që ndihmojnë në forcimin e metabolizmit, përshpetojnë proçesin e tretjes dhe çojnë në humbjen në peshë.
Perime me gjethe jeshile
Perimet me gjethe jeshile konsiderohen si mjaft të rëndësishme për një shëndet të mirë. Sipas ekspertëve ato zvogëlojnë urinë, të japin ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqim jo të shëndetshëm. Sugjerohet që lëngu i zarzavateve të konsumohet në mëngjes sepse iu jep energjitë e nevojshme për ditën.
Lëngu i perimeve
Lëngu i perimeve luan një rol parësor në humbjen në peshë. Ato kanë përmbajtje të lartë uji dhe fibrash, ndihmojnë në zvogëlimin e urisë dhe krijojnë ndjesinë e ngopjes.
Çaji jeshil
Konsiderohet si një pije e përsosur në mëngjes, për shkak të pranisë së antioksidantëve. Për më tepër, prania e kafeinës ka një ndikim të vogël, por pozitiv në humbjen në peshë.
Bishtajore
Ato konsiderohen si një burim i mirë i proteinave, fibrave, kanë një indeks të ulët glicemik dhe rrisin ngopjen.
Gjithashtu është e rëndësishme një kombinim i dietës dhe stërvitjes, për një humbje efektive në peshë./tvklan.al