Ushqimi për të ardhurit tek Kompleksi i Pishinave (5 Prill 1999)
Kompleksi i Pishinave numeron rreth 2500 te ardhur. Kjo çadër është pika e referimit për të gjithë kampin përsa i përket ushqimit. Këtu çdo kryefamiljar tërheq me anë të kuponit racionin e ditës. Ushqimi i drekës gatuhet në kuzhinën e klubit të Dinamos. Të gjithë personat që punojnë këtu janë vullnetarë të Vllaznisë Ungjellore që në bashkëpunim me shoqata të tjera ofrojnë punën e tyre gratis.
Gazetarja: Çfarë do të hanë sot të ardhurit nga Kosova?
Një nga përgjegjësit: Sot kemi shpërndarë nga mëngjesi bukën për gjithë ditën.
Gazetarja: Sa është racioni për një person?
Gazetarja: Racioni zyrtar është një gjysëm buke për person në ditë, mirëpo shumica e personave hanë më shumë se kaq bukë, dhe ne kemi shpërndarë gjithë bukën që kemi pasur. Ne kemi porositur aq bukë sa është racioni zyrtar mirëpo donatorët i kemi inkurajuar që të sjellin më tepër bukë. Kështu që të gjitha familjet kanë marrë më shumë bukë se sa një gjysëm buke për person.
Gazetarja: Përveç bukës çfarë kanë marrë tjetër sot?
Një nga përgjegjësit: Po. Ajka është një donator tjetër i fuqishëm këtu. Ata sjellin salçiçe dhe çdo familje merr një sasi të konsiderueshme salçiçesh për mëngjesin, djathë kaçkavall, qumësht në mëngjes dhe gjalpë. Ndërsa për drekë kemi siguruar gjithmonë përveç bukës edhe ushqim të gatuar, ndonjëherë supë, sot ka fasule, herë tjetër do të ketë makarona, do ketë pilaf.
Gazetarja: A ka ankesa në drejtim të ushqimit nga të ardhurit?
Një nga përgjegjësit: Nuk ka ankesa përveçse ka kërkesa për bukë. Gjithë shqiptarët, si kosovarët dhe shqiptarët në Shqipëri ne e hamë bukën shumë më duket./tvklan.al
Gazetare : Eni Vasili