Ushtarakët e liruar nuk marrin statusin e ushtarakut (11 Janar 1999)
Ushtarakët në pension, sindikata e pensionistëve dhe të papunëve vërejnë se kërkesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë nga asnjë parlament dhe qeveri që nga viti 1991 e deri më tani. Shumë nga këta ushtarakë, statusin që kanë nuk u hyn më në punë. Megjithëse qeveria përpara Vitit të Ri e ka zhbllokuar statusin e ushtarakut nëpërmjet trajtimit financiar, ajo është vetëm për një shtresë të tyre pasi ky ligj i miratuar në vitin 1991 njeh vetëm ata që kanë dalë në pension pas këtij afati.
Ish ushtarakët nuk duhen të trajtohen barabartë me ata civilë. Kjo përpjekje e qeverisë nuk e zgjidh problemin për ta. Për këta ushtarakë vendimi i qeverisë është krejtësisht i njëanshëm dhe i pa motivuar nga aa ekonomiko financiare. Organizata e ushtarakëve në lirim kërkon të jetë palë me qeverinë dhe qeveria të hartojë programin për të siguruar fonde për ta./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti