Ushtarakët e NATO-s, vizita në Elbasan – (3 Korrik 2000)


Ushtarakët e NATO-s, vizita në Elbasan – (3 Korrik 2000)

22:08 03/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Elbasani do të shfrytëzohet si pikë strategjike për vendosjen e trupave ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Komandanti i Aleancës Euroatlantike për Shqipërinë, gjenerali Italian Kazaloto, në takimin me drejtuesit lokalë elbasanas, prefektin Hushi dhe komisarin Koseni, ka ofruar mbështetjen në projektet e infrastrukturës.

“Ballkani vazhdon të mbetet vatër krizash”, tha gjenerali Italian. Ai u shpreh në favor të qëndrimit afatgjatë të Natos në Shqipëri, përderisa problem i Kosovës, mbetet i pazgjidhur. Ushtarakët e lartë të NATO-s vizituan kishat dhe Muzeun Etnografik të Elbasanit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme