Ushtarë të UÇK kthehen nga Gjermania për të luftuar në luftën ndaj serbëve (5 Prill 1999)


Ushtarë të UÇK kthehen nga Gjermania për të luftuar në luftën ndaj serbëve (5 Prill 1999)

11:46 05/04/1999

Gazetarja interviston kosovarë nga Gjermania të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të gjetur familjet e tyre dhe do të nisen në Kosovë për të luftuar përkrah UÇK-së.

Gazetarja: Do merrni pjesë në UÇK edhe juve?

Një kosovar i ardhur nga Gjermania: Patjetër.

Gazetarja: Kur do të shkoni në Kosovë?

Kosovari: Menjëherë.

Gazetarja: Keni humbur njeri gjatë kësaj lufte, të afërm?

Kosovari: Kemi humbur shumë kosovarë, megjithatë nuk dimë asgjë për familjet tona.

Gazetarja: Me familjen tuaj nuk keni krijuar akoma lidhje?

Kosovari: Jo, ka dy javë që s’kemi krijuar asnjë lidhje.

Gazetarja: Sa shokë jeni që keni ardhur nga Gjermania me këtë traget?

Kosovari: Përmbi 100.

Gazetarja: Si quheni dhe ku po shkoni?

Një kosovar tjetër: Unë vij nga Ulmi i Gjermanisë. Quhem Vezir Bushati. Vij ta kërkoj familjen time se ka ikur nga lufta.

Gazetarja: Do të bashkoheni me forcat e UÇK-së për të luftuar serbin?

Kosovari: Posi. Do të bashkohemi të gjithë me forcat e UÇK-së. Vetëm duhet ta vendos familjen këtu dhe prapë do të iki për Kosovë.

Gazetarja: Kur mendoni se do niseni për Kosovë?

Kosovari: Nga fundi i javës me siguri.

Gazetarja: Mendoni që do të luftoni përkrah UÇK-së edhe juve?

Gazetarja: Sa shokë jeni që vini nga Gjermania sot?

Kosovari: Jemi shumë shokë, numri i madh.

Gazetarja: Ndërkohë që ka të tjerë kosovarë që presin për të ardhur në Shqipëri dhe për të luftuar?

Kosovari: Ka shumë me mijëra që presin për të ardhur këtu dhe dëshira e tyre është që të vdesin në tokën e tyre.

Gazetarja: Si mendoni ta kaloni kufirin shqiptar në atë kosovar? Do ta shohim.

Gazetarja: Jeni të mobilizuar apo jo?

Kosovari: Jemi të mobilizuar, të përgatitur.

Gazetarja: Nga vini, ku do të shkoni?

Një kosovar tjetër: Vij nga Gjermania. Do të shkoj në Kosovë.

Gazetarja: Jeni të mobilizuar?

Kosovari: Ashtu do të jemi. Po.

Gazetarja: Juve keni humbur familjarë tuaj? Unë s’di asgje ku janë familja por do të shkoj të luftoj.

Një kosovar tjetër: Unë quhem Arben Shukreva, vij nga Gjermania shkoj për të luftuar.

Gazetarja: Juve që jeni në Gjermani dhe keni qënë larg të gjitha konflikteve që kanë ndodhur këtu ç’mendoni për Rugovën?

Kosovari: Për Rugovën s’di çka të foli kurrgja./tvklan.al






Të ngjashme