Ushtarët dhe nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” (5 Maj 2000)


Ushtarët dhe nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” (5 Maj 2000)

12:30 05/05/2000

Emri i “Qemal Stafës” i vrarë pikërisht më 5 Maj ka bashkuar në këtë përkujtimore këta ushtarë dhe nxënës. Brigada e Ndërlidhjes dhe gjimnazi kanë emrin e heroit ku vdekja e së cilit ka hyrë në histori dhe si Dita e Dëshmorëve. Shkak i këtij gëzimi të madh është më tepër ajo që vjen pas 4 ditësh, pra 9 Maji ku 55 vjet më parë ushtritë aleate fituan kundër nazistëve dhe fashistëve.

Në këtë mënyrë gjaku i të rënëve përfshirë dhe heroin që u ka dhënë emrin këtyre të rinjve, shërbyen për një qëllim. Sot nxënësit shkuan tek reparti i Ndërlidhjes në periferi të kryeqytetit. Zakonisht ky repart nuk është shumë i hapur për publikun pasi detyra e tij është mjaft veçantë. Këtu realizohet komunikimi i menjëhershëm mes shtabit të përgjithshëm dhe gjithë pjesës tjetër të ushtrisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme