Ushtarët e Gardës, seminar se si të mbrohen nga SIDA(29 Qershor 2000)
Ushtarët e Gardës, përveç mbrojtjes së personaliteteve të larta të shtetit, sot mësuan se kanë për detyrë të mbrojnë dhe veten nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. 18 vjeçarët sot mezi e mbanin gazin kur përmes kësaj metafore u shpjeguan se kur bie në kontakt me një femër, duhet të kenë marrë masa mbrojtëse. Një pjesë qeshnin se njohin të tjera metoda, të tjerët ngaqë nuk njohin asnjë. Në mos u ka vlejtur për mësim kjo orë, u shërbeu këtyre ushtarëve si argëtim. Seminari kaloi nën humorin e këndshëm të Met Begës dhe Marjana Kondit. Për ata që nuk kanë arritur të kuptojnë gjë këtu, shokët ua kanë shpjeguar më pas me mjetet që u shpërndau falas një shoqatë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti