Ushtarët e NATO-s i dhurojnë një ikonë kishës katolike në Tiranë – (14 Janar 2001)


Ushtarët e NATO-s i dhurojnë një ikonë kishës katolike në Tiranë – (14 Janar 2001)

15:47 14/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në katedralen “Zemra e Artë”, sot është zhvilluar një meshë solemne krejt e veçantë. Kjo është ceremonia e dhurimit nga ushtarët e NATO-s e një ikone të shenjtë, e cila simbolizon hyrjen e Krishtit në Jeruzalem, që këtë herë është shndërruar me sfondin e Tiranës, duke futur këtu edhe elementë të tjerë të Shqipërisë. Është punuar me idenë e kthimit të lirisë fetare në Shqipëri. Kjo ikonë është punuar nga një oficer puliez i KFOR-it, e cila do të mbetet kujtim nga ushtarakët e NATO-s në kishën katolike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme