Ushtarët grekë, dhurata jetimeve të fshatit SOS (25 Dhjetor 1998)


Ushtarët grekë, dhurata jetimeve të fshatit SOS (25 Dhjetor 1998)

14:19 25/12/1998

Krishtlindjet i gëzojnë dhe fëmijët e braktisur. Në fshatin SOS përveç fëmijëve të tjerë, jetojnë dhe mësojnë rreth 26 fëmijë prindërit e të cilëve janë të ndarë apo të vdekur. Pikërisht sot në ditën ku çdo njeri e aq më shumë një fëmijë ka nevojë për afrimitet dhe dashuri. Fëmijët e fshatit Sos nuk e kanë ndjerë shumë mungesën e prindërve të tyre.

Ushtarët grekë të misionit të dytë në Shqipëri, sot u kanë dhuruar këtyre fëmijëve dhuratat e festave të fundvitit. Plaku i Krishtlindjeve, me thesin e dhuratave nuk ka harruar të kujtojë dhe këta fëmijë të cilët janë dëshmitarë të dramave të familjeve të tyre.

Fëmijë të cilët kanë parë me sytë e tyre shkatërrimin e familjes, sot janë ndjerë më të lumtur. Por dhënia e dhuratave u shoqërua dhe me një miniprogram ku vetë të rinjtë ushtarakë kënduan për fëmijët. Punonjësit e fshatit Sos thanë se festat dhe dhuratat ndaj këtyre fëmijëve nuk kanë munguar dhe më parë. Kujdesi që ata tregojnë është i veçantë pasi vetë historia e tyre t’a imponon këtë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme