Ushtarët grekë të vendosur në Shqipëri (6 Qershor 2000)


Ushtarët grekë të vendosur në Shqipëri (6 Qershor 2000)

11:00 06/06/2000

Ky është fshati Yzberisht në periferi të Tiranës ku që nga vitit 1998 me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur kompania e ushtarëve grekë. Që nga kjo kohë Parlamenti me gjithë kundërshtimin e hapur të opozitës, ka votuar çdo 6 muaj për zgjatjen e afatit të qëndrimit të ushtarëve grekë në Shqipëri. E njëjta kërkesë e paraqitur sot në Komisionin e Jashtëm në emër të Ministrisë së Mbrojtjes nga zëvendësministri Ilir Boçka është refuzuar nga anëtarët e këtij komisioni.

Ata i kanë kërkuar zyrtarisht byrosë së Kuvendit që në séance plenare të votohet për pezullimin e qëndrimit të mëtejshëm të ushtarëve grekë në Shqipëri. Qëndrimi i tyre është i pamotivuar dhe i pabazuar nga ana ligjore shprehet në vendimi e tij Komisoni i Jashtëm i këtij Parlamenti. Të premten pritet të byroja e Kuvendit të vendosë datën se kur deputetët do të votojnë për këtë çeshtje./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme