Ushtari që humbi fytyrën për të ndihmuar një grua të panjohur


Ushtari që humbi fytyrën për të ndihmuar një grua të panjohur

12:33 20/04/2016

Nëse ke forcë dhe beson se e ardhmja do të jetë ndryshe, çdo njëri nga ne mund të eci përpara. Një histori frymëzuese është kjo e ushtarit, i cili humbi fytyrën e tij për të shpëtuar jetën e një të panjohure.

Mitch Hunter dhe sot është 31 vjeç. Kur fytyra iu deformua nga aksidenti me makinë ishte vetëm 21 vjeç. Makina me të cilën po udhëtonte u përplas me këmbët e një ure elektrike dhe 10.000 volt energji elektrike depërtuan brenda trupit të tij në mënyrë të menjëhershme.

Të gjithë këtë ai e bëri për ti shpëtuar jetën një gruaje e cila, po ngiste makinën dhe gati do të përplaseshin. Ai ka kryer më shumë se 20 ndërhyrje në lëkurën e tij, por përsëri rezultatet nuk ishin shumë pozitive. Kështu në vitin 2011 ai bëri transplantin e parë në botë për fytyrën. Sot, Mitch Hunter është i martuar, ka një djalë dhe këmbëngul se incidenti traumatik e bëri më të fortë. /tvklan.al

Burmi: dailymail 






Të ngjashme