Ushtari-Roje i kryeministrit Nano qëllon për vdekje kalimtaren (24 Shtator 1998)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur para vilës së kryeministrit shqiptar Fatos Nano. Një breshëri e shkurtër arme e lëshuar nga automatiku i një prej ushtarëve- roje, ka vrarë një kalimtare. Emri i saj është Roza Mehmeti e moshës 38 vjeç. Policia bën të ditur se vrasja nuk ka ndodhur qëllimisht. Versioni i ekspertëve konfiron se ndodhi nga një provokim i dy të rinjve ndaj ushtarit- roje ku për të ndaluar provokimet e tyre të cilët dyshohen se kanë qënë të armatosur, ai ka gjuajtur në trotuar ku plumbi rikoshet i ka marrë jetën kalimtares pavarësisht se u dërgua në Spitalin Ushtarak. Ushtari që ka kryer vrasjen është shoqëruar në polici ndërkohë që policia po zbardh ngjarjen.
Pamje nga vendgjarja në qendër Tiranë para Kryeministrisë./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili